Lajme

Brazil, gjenerali zëvendëson shefin e Petrobras-it


Petrobras, prodhuesi brazilian i karburantit, është përfshirë në trazira pas njoftimit të presidentit të vendit, Jair Bolsonaro, për zëvendësimin e shefit ekzekutiv me një gjeneral të ushtrisë pas protestave të kamionistëve për çmimet e karburantit.

Agjensia e lajmeve, Financial Times, shkruan se njoftimi është bërë në mediat sociale të presidentit, ku është deklaruar heqja e Roberto Castello Branco-s nga prodhuesi i cili kontrollohet nga shteti.

Detyrën do ta marrw Joaquim Silva e Luna, gjeneral ushtrie dhe ish ministër i mbrojtjes në kohën e presidentit Michel Temer.

Sipas Financial Times, vendimi për shkarkimin e Branco-s ka ardhur një ditë pas një kritike publike ndaj tij prej presidentit Bolsonaro, lidhur me rritjen përsëri të çmimeve të karburantit. Ai kishte paralajmëruar ndryshime në Petrobras, lëvizje e cila ndikoi edhe në rritjen e aksioneve të kompanisë në Sao Paulo me 6.6%.

“Ka të ngjarë të ngrejë shqetësime midis investitorëve ndërkombëtarë për qasjen ndërhyrëse në ekonominë e Brazilit dhe mund të vendosi në pikëpyetje qëllimin e deklaruar të qeverisë për të ndjekur privatizimet e ndërmarrjeve të tjera shtetërore”, sqaron Financial Times.

Sipas Petrobras-it, pretendohet se mandati i shefit ekzekutiv do të mbarojë më datë 21 të muajit mars.

38.6% të aksioneve të Petrobras-it janë nën zotërimin e shtetit brazilian, mirëpo ai ka 50.5% të të drejtave të votimit.

Për sa i përket prodhuesit, Petrobras-i ka qenë një rast prove për reformat pro-treg të ministrit të ekonomisë, Paulo Guedes.

Politikat e ndjekura nga prodhuesi për të vendosur çmimet e karburantit në përputhje me tregun ndërkombëtar çuan në sulme në të gjithë vendin të nxitura nga shoferët e kamionave. Mirëpo, situata u qetësua pas ndërmjetësimit direkt të Bolsonaro-s i cili ka qenë ish kapiten ushtrie.

Kjo bëri që rritja e radhës në çmimin e karburantit të detyronte presidentin të zëvendësonte shefin ekzekutiv në përputhje me zotimin e tij për ta mbajtur Peteobras-in larg ndikimeve politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore