Jetesë & Stil

Brant dhe Kim Daugherty, bëhen prindër


Aktorët e njohur , Brant dhe Kim Daugherty janë bërë prindër për herë të parë të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Wilder David.

Ata kanë folur për revistën “People”,  duke zbuluar se vogëlushi erdhi në jetë me datë 24 mars.

Ishte një ndjenjë magjike, fakti që sollëm në jetë një jetë . Jemi kaq të fiksuar dhe të dashuruar me të. Ai është thjesht më i miri. Ne gjithmonë e dinim që emri i tij i mesëm do të ishte David pas babait të Brant, por zgjedhja e një emri ishte ndoshta pjesa më stresuese për ne. Wilder ishte në krye të dy listave me emra që kishim.” , është shprehur aktori.

Nga ana tjetër, Brant tregoi se i dhuroi së shoqes një palë vathë me diamant dhe platin.

 

Ai tha për bashkëshorten e tij, “Ajo mori vendime të vështira për t’u kujdesur për djalin tonë dhe e vuri të parin çdo herë. Nuk mund të kërkoja një nënë më të mirë për djalin tonë. Është aq e vëmendshme, e durueshme dhe e dashur. Duke parë  përkushtim e saj, ndihem më shumë i dashuruar me të”.

Brant shtoi, “gjatë takimit të pare, biseduam për gjërat që donim në të ardhmen. Martesa dhe fëmijët ishin lart në listë. Emocionuese, është të jesh jashtë çdo plani”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore