Lajme

Branson-i dërgon mesazh nga hapësira


Miliarderi Richard Branson, duke bërë histori me fluturimin e tij të parë me Virgin Galactic në hapësirë të dielën e 11 korrikut, nuk ka hezituar të dërgojë një mesazh për tokësorët.

“Për të gjithë ju fëmijët atje, unë dikur isha një fëmijë me një ëndërr, duke kërkuar yjet. Tani unë jam një i rritur në një anije kozmike…nëse ne mund ta bëjmë këtë, thjesht imagjinoni se çfarë mund të bëni ju”, është shprehur Branson.

Mesazhi i tij ka ardhur teksa udhëtonte në mikrogravitet, duke regjistruar një mesazh me ndihmën kamerave të vendosura në mjetin hapësinor.

Për të, udhëtimi hapësinor konsiderohet si një “përvojë e një jete të tërë”.

Kompania Virgin Galactic është shndërruar në kompaninë e parë në botë të turizmit hapësinor pasi fluturoi me sukses një ekuipazh prej katër personash në hapësirë ​​dhe u ul përsëri.

Shefi ekzekutiv i Virgin Galactic, Michael Colglazier, ka thënë y është një moment historik për Virgin Galactic.

“Është një moment historik për industrinë e re tregtare hapësinore dhe sigurisht që është një moment historik për themeluesin tonë Richard Branson”, ka vijuar ai.

Turisti i parë i hapësirës

Nisja e Branson-it ndodhi në praninë e një grupimi prej më shumë se 500 personash që shikonin avionin me të cilën ishte bashkangjitur raketa e Branson-it teksa u nis për fazën e parë të fluturimit.

Anija kozmike e zhvilluar nga kompania e tij, Virgin Galactic, gjëmoi të dielën e herët të 11 korrikut mbi qiellin e New Mexico, duke transportuar Branson-in dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Së bashku me punonjësit e Virgin Galactic, Beth Moses, Colin Bennett dhe Sirisha Bandla dhe pilotët Dave Mackay dhe Michael Masucci, Branson-i hipi në SpaceShipTwo, një anije kozmike me krahë me një motor të vetëm që kompania ka kaluar gati dy dekada për ta zhvilluar.

Ajo u ngrit në qiell në 8:30 të mëngjesit dhe u ngjit në rreth 50 metra në ajër.

Pak pas orës 9:15 të mëngjesit, SpaceShipTwo, u shkëput dhe ra menjëherë, përpara se motori i vet të lëshonte ‘zë’ dhe raketa të ngjitej përpjetë

Në bord, udhëtarët përjetuan një eksperiencë të paharrueshme duke parë qiellin blu të zbehej në errësirën me yje të hapësirës.

Në krye të fluturimit, më shumë se 50 milje të lartë, mjeti hapësinor u pezullua në mungesë graviteti për disa minuta, duke i lejuar pasagjerët të shijonin pamje panoramike të tokës dhe hapësirës teksa SpaceShipTwo rrëshqiste.

Më pas ajo aktivizoi sistemin e saj, i cili kthen krahët e aeroplanit lart për ta kthyer anijen kozmike në të djathtë teksa fluturonte përsëri në atmosferën e tokës dhe rrëshqiste përsëri.

Ky fluturim shënoi vetëm fluturimin e katërt provë të raketës që arriti në skaj të hapësirës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore