Boterori 2022

Botërori sjell një rekord historik për Milan-in


Kupa e Botës që është duke u zhvilluar në Katar, ka sjell një rekord historik për klubin e Milan-it.

Bëhet fjalët për golat e shënuar nga kuqezinjtë, teksa Botërori 2022 doli të jetë me më së shumti gola të realizuar nga futbollistët e kampionëve të Italisë ndonjëherë.

Olivier Giroud me katër gola, Rafael Leao me dy dhe Theo Hernandez me një gol, janë deri më tani golashënuesit e vetëm të Milan-it në Botëror, që në total shkon numri në shtatë.

Ndërkohë, ky rekord ka ende mundësi të thellohet, pasi që Giroud dhe Hernandez do të luajnë në finale me Francën kundër Argjentinës (të dy pritet të jenë titullarë).

Sa i përket golave të shënuar në këtë Botëror, tre klube qëndrojnë më mirë se italianët në këtë aspekt.

I pari është ekipi i Paris Saint-Germain, që deri më tani janë shënuar 13 gola nga futbollistët e tyre.

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe (do të përballen mes vete në finale) kanë shënuar nga pesë, dy i ka realizuar Neymar dhe një Carlos Soler.

Vendi i dytë dhe i tretë mbahet nga dy skuadra që futbollistët e tyre kanë shënuar nga tetë gola. Bëhet fjalë për Barcelonën dhe Manchester City-n.

Robert Lewandowski dhe Ferran Torres me nga dy gola dhe nga një nga Gavi, Andreas Christensen, Frenkie De Jong dhe Memphis Depay janë lojtarët e Barçës që kanë shënuar në këtë Botëror.

Ndërsa te Manchester City kanë realizuar: Julian Alvarez katër gola dhe nga një e kanë shënuar Ilkay Gundogan, Jack Grealish, Phil Foden dhe Manuel Akanji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore