Lajme

Bombardimi i kullës televizive në Kiev, zbulohen detajet


Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, raporton se dy raketa goditën kullën televizive të Kievit paraprakisht.

Kështu thuhet në një mesazh në kanalet e tij “Telegram”.

“Armiku po sulmon kryeqytetin! Kulla televizive e Kiev-it është dëmtuar si pasojë e goditjes së dy raketave, sipas informacioneve paraprake”, tha Klitschko.

Sipas tij, është dëmtuar nënstacioni i transformatorit që furnizon me energji elektrike kullën e televizionit, si dhe dhoma e kontrollit në vetë kulla televizive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore