Përballje

Bodo/Glimt – Prishtina, formacionet zyrtare


Sot luhet ndeshja kthyese e Europa Conference League, në mes Bodo/Glimt dhe Prishtinës që do të luhet me fillim nga ora 18:00 në “Aspmyra Stadium”.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultat 2:1 në favor të Prishtinës, andaj bardhekaltrit do të udhëtojnë në këtë takim për të ruajtur një rezultat pozitiv, në mënyrë që të kualifikohen tutje.

Trajnerët e dyja skuadrave nuk kanë bërë asnjë ndryshim të vetëm në formacion, krahas ndeshjes së parë të zhvilluar në Prishtinë.

Formacionet zyrtare:

Bodo/Glimt (4-3-3): Haikin, Bjorkan, Lode, Moe, Sampsted, Saltnes, Berg, Fet, Solbakken, Botheim dhe Vetlesen.

Prishtina (4-3-3): Haxho, Mici, Bekteshi, Vangjeli, Krasniqi, Boshnjaku, Krasniqi, Avdyli, Kryeziu, Otto John dhe Mankenda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore