Lajme

Blloku i Merkelit mund të mos mbijetojë nga largimi i saj


Armin Laschet, udhëheqës i Bashkimit Demokristian, fitoi mbështetjen e udhëheqësve të lartë të partisë për të garuar si kandidat i konservatorëve për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e federale të shtatorit.

Beteja për shpirtin e partisë së tyre mund të jetë vetëm fillimi.

Laschet ishte në garë me Markus Soeder, kryeministri i shtetit bavarez CSU, e cila është partia simotër e Laschet-it dhe Bashkimit Demokristian të Merkel-it.

Sondazhet sugjerojnë se kushdo që bëhet pretendent, do të ishte kandidati kryesor për të pushtuar kancelarinë sapo Merkel të japë dorëheqjen.

Një vendim i vonë nga udhëheqja e CDU-së në favor të Laschet përfundoi në mënyrë efektive fushatën e Soeder-it, pavarësisht vlerësimeve më të larta të bavarezëve.

Soeder pranoi sot rezultatin dhe nuk ka gjasa të afrojë rivalitetin midis kampeve të tyre përkatëse.

Lufta shkon më tej sesa thjesht mes personalitetesh. Laschet përfaqëson terrenin, të cilin Merkel e bëri të sajën, për inat të shumë njerëzve në partinë e saj. Soeder është me të djathtën dhe, në të kaluarën, ka mbajtur një qëndrim më skeptik për çështjet e migrimit në Evropë.

Kjo është një ndarje që tani haptazi zien në zemër të bllokut qeverisës vetëm pesë muaj nga zgjedhjet më të paparashikueshme të një brezi ose më shumë, dhe më me pasoja për Evropën.

Kjo vjen dhe si një dhuratë për të Gjelbrit, e cila njoftoi bashkë-udhëheqësen e partisë, Annalena Baerbock, si kandidaten e tyre për kancelare dje, dhe po votojnë në vendin e dytë.

Skeptikët do të thonë se trashëgimia e politikës centriste nga Merkel është një bllok i ri që lufton për t’u kapur pas pushtetit. Mund të jetë kjo, gjëja e fundit që mbante CDU dhe CSU bashkë.

Përshtatur nga Bloomberg për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore