Lajme

Blinken takohet me krerët e diplomacisë kineze në Pekin


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të dielën e 18 qershorit me ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang dhe kryediplomatin Wang Yi në Pekin në një mision diplomatik me aksione të larta për të qetësuar tensionet SHBA-Kinë që kanë lënë në hije gjeopolitikën muajt e fundit.

Kujtojmë që, udhëtimi i Blinken e bën atë zyrtarin amerikan të nivelit më të lartë që viziton Kinën qëkurse Joe Biden u bë president i SHBA-ve dhe Sekretari i parë amerikan i Shtetit që bëri këtë udhëtim në gati pesë vjet.

Planet origjinale të udhëtimit të Blinken për muajin shkurt u ndërprenë nga lajmet për një balonë të supozuar spiune kineze që fluturonte mbi hapësirën ajrore të SHBA-ve.

Autoritetet amerikane në fund rrëzuan balonën e supozuar të spiunazhit dhe tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë që atëherë kanë mbetur të tensionuara.

Pekin-i zyrtar këmbënguli se balona ishte një gjurmues moti që kishte dalë jashtë kursit.

Blinken do të ketë një darkë pune të dielën më vonë në bujtinë shtetërore Diaoyutai me Qin, i cili më parë ishte ambasadori i Kinës në SHBA.

Disa raportime sugjerojnë se mund të ketë edhe një takim me Presidentin Xi Jinping të hënën gjatë vizitës dy-ditore të Blinken.

Pritshmëritë për një rimëkëmbje të konsiderueshme në marrëdhëniet SHBA-Kinë, veçanërisht si rezultat i udhëtimit të Blinken, mbeten të ulëta.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha në një deklaratë javën e kaluar se Blinken do të diskutojë rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit dhe do të “ngrejë çështje dypalëshe shqetësuese, çështje globale dhe rajonale dhe bashkëpunim të mundshëm për sfidat e përbashkëta transnacionale”.

Vizita e Biden në Pekin gjithashtu mund të hapë rrugën për një takim në nëntor midis Biden dhe homologut të tij kinez Xi – i pari i tyre që nga Bali në nëntor, një ditë para fillimit të samitit të G-20.

Në fund të majit, sekretarja amerikane e tregtisë dhe homologu i saj kinez u takuan në Washington, D.C. dhe Sekretarja e Thesarit e SHBA-ve, Janet Yellen gjithashtu pritet të vizitojë Kinën në një kohë të papërcaktuar.

Një mundësi e mundshme që Biden dhe Xi të takohen përsëri do të ishte në nëntor, gjatë Samitit të Liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor që do të mbahet në San Francisko.

Blinken mbërrin në Kinë mes tensioneve në rritje

Pse do ta vizitojë Kinën Antony Blinken?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore