Lajme

Blerje enorme armësh nga Serbia – Zbavitje apo kërcënim iminent?


Foto nga artikulli i revistës britanike, “The economist”.

“The Economist”, i ka kushtuar një shkrim fuqizimit të Serbisë në blerjen e armatimit veçanërisht me ndihmën e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Prestigjozja britanike ka shkruar edhe për incidentin që ndodhi në Veri të Kosovës në tetor, duke përmendur edhe krijimin e një bote serbe.

“Në të njëjtën kohë nacionalistët, përfshirë ministrin e brendshëm të Serbisë, flasin për krijimin e një “bote serbe ”, për të cilin shumë njerëz në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje kanë frikë se është kod për një Serbi të Madhe që mund t’i zhdukte të tri shtetet. Vuçiç e hedh poshtë këtë si “propagandë”.

Vuçiç, thotë se të gjithë fqinjët e dinë se riarmatimi “nuk është kundër tyre”.

Mes viteve 2015 dhe 2021, buxheti i mbrojtës i Serbisë është rritur për 70 për qind në 1,4 miliardë euro në vit. Përveç buxhetit të shtuar, Serbisë i kanë ardhur në dispozicion armë të moderuara nga Rusia dhe Bjellorusia.

“Mes viteve 2015 dhe 2021 buxheti i mbrojtjes i Serbisë është rritur për 70 për qind në 1,4 miliardë dollarë në vit. Rusia dhe Bjellorusia i kanë vënë në dispozicion këtij vendi 10 avionë luftarakë MIG-29. Rusia i ka dhuruar këtij vendi 30 tanke dhe automjete të blinduara dhe i ka shitur një sistem të mbrojtjes kundërajrore”.

“Serbia ka blerë dronë të blinduar kinezë, helikopterë rusë dhe një sistem raketor francez tokë-ajër. Këtë muaj ministri i Mbrojtjes njoftoi se Serbia po negocion mbi blerjen e avionëve transportues dhe helikopterëve nga Airbusi”.

Sistemi rus i mbrojtjes raketore “Pancir S” i vendosur në aeroportin e Bajtanicës. Serbi, tetor, 2019.

Ndërsa, bëhet e ditur se në shtator Serbia ka negociuar edhe me Izraelin për raketa antitank.

“Muajin e kaluar u bë e ditur se vendi po negocion me Izraelin për raketa antitank. Edhe dronët turq, të cilët gjatë disfatës së trupave armene në Nagroni Karabah vitin e kaluar treguan efektin e tyre shkatërrues, mund të jenë në lisën e blerjes (nga Serbia). Industria serbe e mbrojtjes po prodhon po ashtu pajisje të reja dhe jo më vetëm material nga epoka jugosllave”, shkruan revista britanike.

Vuk Vuksanoviç, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, thotë se rëndësia e vërtetë e riarmatosjes së vendit është politike dhe jo ushtarake.

Marrëveshjet e dukshme të armëve u bëjnë përshtypje mbështetësve të Vuçiçit, të cilët priren t’i mbajnë forcat e armatosura me respekt të lartë.

“Serbia është efektivisht e rrethuar nga NATO. Me një aleancë të madhe që mbron fqinjët e saj të vegjël, Serbia ka shumë pak gjasa të dërgojë ushtarët e saj në veprim në të ardhmen e parashikueshme”.

Vuksanoviç shtoi se, “në të vërtetë, Serbia ka marrëdhënie të shkëlqyera (nëse diskrete) me NATO-n dhe Amerika trajnon trupat serbe. Të kesh një ushtri të fortë do të thotë që fuqitë e mëdha të trajtojnë me respekt”.

Ushtria e Serbisë

Në tre vjetët e kaluar, Ushtria e Serbisë ka blerë nga Rusia pesë helikopterë Mi-17V-5, katër helikopterë luftarakë Mi-35M dhe ka marrë si donacion gjashtë avionë MiG-29.

Katër avionë të këtij lloji i ka marrë donacion edhe nga Bjellorusia.

Në vitin 2019, nga Rusia në Serbi kanë arritur edhe dhjetë nga 30 automjetet e blinduara luftarake “BRDM2”. Me këtë marrëveshje për donacion parashihet që nga Rusia në Serbi të arrijnë edhe 30 tanke T-72.

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak në vitin 2013. Dokumenti është nënshkruar nga ministri i atëhershëm serb i Mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, dhe Sergei Shoigu, i cili është në pozitën e ministrit rus të Mbrojtjes qysh në vitin 2012.

Edhe Al Jazeera kishte shkruar se thirrjet e Qeverisë së Serbisë për ‘Botë Serbe’ teksa rrisin shpenzimet në ushtri, shqetësojnë vendet fqinje.

Më 2019 Serbia pushtoi titujt televizivë kur e tejkaloi për nga shpenzimet ushtarake Kroacinë anëtare të NATO-s.

Shpenzimet ushtarake Serbia i rriti në 1.14 miliardë dollarë, 43% përqind më shumë se ç’shpenzoi në vitin paraprak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore