Sport

Biseda mes Ronaldo-s dhe Pepe-s në Champions


Cristiano Ronaldo dhe Pepe kanë luftuar 1001 beteja së bashku te Real Madrid-i dhe Portugalia.

Por, në natën e 9 marsit, dyshja luajti kundër njëri-tjetrit, në ndeshjen Juventus – Porto, në Champions League.

Përkundër se në fushë ishin rival, dy futbollistët dhe shokët e mirë, shkëmbyen disa fjalë.

UEFA ka postuar një video e cila shfaqë se çfarë miqësie kanë të dy futbollistët.

Në minutën e 31-të të ndeshjes në “Allianz Stadium”, Juventus-i fitoi një korner, nga i cili Pepe u rrëzua në tokë i lënduar dhe u duk se ndeshja për të përfundoi.

Kur Pepe po largohej nga fusha, Ronaldo iu afrua dhe i tha:

“Vazhdo të luash. Do të fitoj sonte, por këtë do ta bëjë me ty në fushë”.

E vërteta e hidhur për Cristiano-n, është që Pepe luajti plot 120 minuta, dhe skuadra e Porto-s arriti ta eliminoj Juventus-in nga Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore