Lajme

Bill Gates: Takimet me Epstein, njё gabim i madh


Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i ka quajtur takimet me financierin dhe abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein “njё gabim tё madh”.

Gates tha pёr agjencinё mediatike “CNN”, se me Epstein kishte “konsumuar disa darka” lidhur me një projekt filantropie, por që sipas tij, nuk duhet t’i kishte dhёnё asnjë lloj besueshmërie.

Epstein u vetёvar në burg në vitin 2019, teksa priste gjykimin pas akuzave pёr trafikim seksual të qenieve njerëzore.

Në intervistën për CNN, Gates diskutoi gjithashtu divorcin e tij me Melinda French Gates.

Gates e quajti atë një “burim të madh trishtimi” dhe deklaroi se ai dhe ish-gruaja e tij “do të përpiqen të vazhdojnë” të punojnë së bashku për fondacionin “Bill & Melinda Gates”.

Kur u pyet nëse ishte penduar për sjelljen e keqe në vendin e punës, pas disa akuzave pёr bullizim, nga disa punonjёs të Microsoft, 65-vjeçari, i cili në mars të vitit të kaluar njoftoi tërheqjen e tij nga bordi i kopmanisë, nuk u përgjigj në mënyrë specifike.

Ai u shpreh se momentalisht ndodhet nё njё periudhё reflektimi dhe se ndien keqardhje, por që gjithsesi nё kёtё pikё i duhet tё ecë pёrpara.

Marrëdhënia e tij me Epstein

Mё parё, përfaqësuesit e Gates hodhёn poshtë spekulimet se ky i fundit tё kishte miqësi personale, apo partneritet biznesi me Epstein.

Multimiliarderi i bëri pёrsёri jehonë kёtij fakti në intervistën për CNN, duke thënë se “ka pasur disa darka me të, pёr çёshtjet e filantropisë, për shpresёn e sigurimit tё përfitimeve, për shëndetin global, përmes kontakteve që ai mund të kishte.

“Kur gjërat filluan të duken si jo të vërteta, ajo marrëdhënie përfundoi”, tha Gates.

Ai nuk dha asnjë afat kohor lidhur me takimet, megjithëse sipas mediave amerikane ato janё zhvilluar midis viteve 2011 dhe 2014.

Po ashtu, në disa artikuj përmendet se ish-gruaja e tij Melinda French Gates nuk e kishte pёrqafuar marrëdhënien e tij me Epstein dhe se dёshironte që ajo të përfundonte sa mё shpejt.

Çifti njoftoi ndarjen e tyre në maj, pas 27 vitesh martesë.

Akuzat ndaj Gates

Menjëherë pas divorcit, Microsoft nisi njё hetim ndaj Gates, pas një akuze se ai kishte “pasur marrëdhënie intime” me një punonjëse femër në vitin 2000.

Hetimi përfundoi pasi Gates u largua nga bordi, me Microsoft që deklaroi se akuzat në fjalë nuk ishin tё vёrteta.

Disa ish-punonjës gjithashtu akuzuan Gates, pёr temperament impulsiv nё fazёn e tij tё tёrheqjes.

“Kjo është ideja më idiote që kam dëgjuar ndonjëherë”, thuhet tё ketё qenё njё nga frazat e pёrdorur së fundmi prej tij.

Ish-anëtarja e bordit, Maria Klawe, kishte thënë se “një person si Bill Gates mendon se rregullat e zakonshme të sjelljes nuk mund zbatohen për të”.

Megjithatё, përfaqësuesit e tij i kanë mohuar gjithashtu edhe këto akuza.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore