Art&dizajn

Bienalja e pestë e dizajnit në Stamboll


Bienalja e pestë e dizajnit në Stamboll, Turqi, vjen me një qasje  digjitale tërësisht të re.

Rrethanat globale krijuan mundësinë për të prezantuar projekte të reja në një periudhë më të gjatë kohore dhe në hapësira të zgjeruara duke ofruar jo thjeshtë një ekspozitë, por një program kërkimor digjital.

Kjo ngjarje kërkon të bashkojë ide dhe projekte që përcaktojnë rolin e ri të dizajnit bazuar në përqasjen empatike.

Bienalja e pestë u zhvillua nga Fondacioni i Stambollit për Art dhe Kulturë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Bienalja është hapur për publikun që në muajin tetor të vitit 2020 në mënyrë që të kenë mundësi ta vizitojnë fizikisht edhe në mënyrë digjitale.

Ajo mblodhi sëbashku formate të ndryshme të shfaqjes nën temën “Rivizitim i Empatisë”.

Bienalja u mbajt në një sërë mjedisesh ekspozimi dhe hapësira të jashtme në Stamboll, por edhe në një sërë platformash digjitale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore