Lajme

Biden telefonon Netanyahu-n, thotë se SHBA-të qëndrojnë pranë Izraelit


Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Izraelit dhe mbështetin plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, thotë zyra e kryeministrit izraelit.

Netanyahu falënderoi Biden për mbështetjen e tij dhe i tha atij se “do të kërkohet një fushatë e gjatë dhe e fuqishme në të cilën Izraeli do të fitonte”, thuhet në leximin izraelit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në rajonet jugore izraelite duke dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

“Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me qeverinë dhe popullin e Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, theksoi kryediplomati amerikan.

Shtëpia e Bardhë deklaroi më herët se presidenti amerikan Joe Biden është informuar nga zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në lidhje me sulmin e vazhdueshëm ajror dhe tokësor të Hamasit në qytete në Izraelin jugor dhe qendror.

“Presidenti do të vazhdojë të marrë përditësime dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mbeten në kontakt të ngushtë me partnerët izraelitë”, thotë Zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.

SHBA-të dënojnë “sulmet e paprovokuara” nga terroristët e Hamas-it kundër civilëve izraelitë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore