Lajme

SHBA-të dënojnë “sulmet e paprovokuara” nga terroristët e Hamas-it kundër civilëve izraelitë


Përmes një komunikate zyrtare për shtyp, Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara “dënojnë pa mëdyshje sulmet e paprovokuara nga terroristët e Hamasit kundër civilëve izraelitë”.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e NSC-së, Adrienne Watson.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e paprovokuara të terroristëve të Hamasit kundër civilëve izraelitë. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë me vendosmëri pranë qeverisë dhe popullit të Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, thekson fillimisht njoftimi i Shtëpisë së Bardhë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan ka folur me këshilltarin izraelit për sigurinë kombëtare Tzachi Hanegbi dhe ne mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë, zbuloi Watson.

40 të vrarë dhe 740 të plagosur është bilanci i ri në Izrael – Luftimet priten të zgjasin disa ditë – Palestinezët ‘në festë’

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore