Sport

Bestytnitë ‘shpallin’ fituesin e Ligës së Kampionëve


Chelsea dhe Manchester City do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve në “Estadio de Dragao” të shtunën e 29 majit, duke filluar nga ora 21:00. Por, klubet kanë disa ngjarje të përcaktuara si ogur i mirë dhe si mallkim.

Cilët janë precedentët e mëparshëm në Ligën e Kampionëve, që shihen si ogur i mirë ose mallkim?

Për Chelsea-n ka ogur të mirë në disa çështje. Blutë e Londrës fituan titullin kampionë në 2012 në Ligën e Kampionëve kur: trajneri u shkarkua në mes të sezonit, në çerekfniale mundën një ekip portugez, mundën në gjysmëfinale një ekip spanjoll, Manchester City fitoi Premier Ligën, ndërsa Antonio Conte fitoi Serinë A.

Në krahun tjetër, Manchester City-t i duhet të thyejë mallkimin e ekipit debutues në finalen e Ligës së Kampionëve. Së paku, që nga viti 2000, janë shtatë ekipe që kanë shkuar për herë të parë në finale dhe nuk e kanë fituar. City do të ketë mundësinë për ta thyer këtë mallkim.

Ekipet debutuese në finalen e Ligës së Kampionëve dhe rezultatet, pas vitit 2000:

Real Madrid – Valencia 3-0 në vitin 2000

Bayer Leverkusen – Real Madrid 1-2 në vitin 2002

Monaco – Porto 0-3 në vitin 2004

Barcelona – Arsenal 2-1 në vitin 2006

Manchester United – Chelsea 1-1 (6-5 penallti) në vitin 2008

Tottenham – Liverpool 0-2 në vitin 2019

Paris Saint-Germain – Bayern Munich 0-1 në vitin 2020

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore