Kosova

Bërnabiq: Nuk pata ndonjë bisedë direkte me Kurtin – u diskutua edhe për “non-paper”


Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit të së marës që ka pasur në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor ka thënë se atmosfera në takim ka qenë korrekte dhe se nuk ka pasur ndonjë provokim, por që siç ka thënë ajo nuk ka pas ndonjë bisedë direkte me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

“Nuk kemi pas ndonjë bisedë direkte dhe nuk kemi shkëmbyer ndonjë fjalë, porse morën pjesë bashkë dhe atmosfera ishte korrekte dhe nuk kishte provokime” ka thënë ajo.

Ajo tha se kanë biseduar edhe  për ‘Non paper’.

“Gjatë mbrëmjes gjithashtu është përmendur edhe temat si ajo për ‘Non paper” por që nuk kemi hyrë në detaje, pra është përmendur vetëm si çështje e cila mund të ndikojë në situatën dhe stabilitetin në rajon” ka thënë Bërnabiq.

Në Bruksel të martën ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai pas darkës tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor të shtruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në Bruksel, ka thënë se në takimin e paraparë që të mbahet në mesin e qershorit, mes tij dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të diskutohet rreth mënyrës se si do të ecet tutje në procesin e dialogut.

“Do të jetë diku aty rrotull mesit të qershorit, nuk mund ta them tani saktësisht, mirëpo do të ketë takim për të diskutuar se si të vazhdohet me dialogun më tej, cili duhet të jetë kapitulli i ri i këtij dialogu, me çfarë agjende e kështu me radhë. Pra, kemi nevojë të dakordohemi për procesin përpara, me qenë se nuk mund të vazhdojmë ashtu siç ishte në këto vitet e fundit e me qeveritë e kaluara”, tha Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore