Sport

Bernabeu i ri fillon përgatitjet për kthimin e tifozëve


Pandemia ka ndikuar pozitivisht në ecurinë e punimeve të stadiumit të Real Madrid-it. Plani i UEFA për rikthimin e tifozëve në shtator, në Madrid shpresojnë që t’i gjejë gati.

Santiago Bernabeu i Ri është çdo ditë e më shumë afër rihapjes. Shpresohet se plotësisht stadiumi do të përfundojë në fund të vitit 2022 ose në fillim të 2023.

Real-i ka investuar rreth 800 milionë euro në projektin, për të cilin besojnë se është thelbësor për të ardhmen e klubit. Ata do të fillojnë të paguajnë huan, nga 2023 deri në 2049, me këste me nga 29.5 milionë euro në vit.

Për momentin, ekipi po i luan ndeshjet në shtëpi, në Alfredo di Stefano. Ata mund të kthehen në shtëpi më herët nga çfarë ishte parashikuar dhe ekziston mundësia që kur të rikthehen, edhe tifozët të jenë aty. Por, kjo mund të ndodh në shtator, në fillimin e sezonit 2021/22.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore