Lajme

Berlini vendos ligjin e parë për këmbësorët në Gjermani


Dashuria e Gjermanisë për makinat i ka vënë këmbësorët në një disavantazh të rrezikshëm për dekada. Legjislacioni i ri në Berlin synon ta ndryshojë këtë, por qyteti përballet me një detyrë shqetësuese për ta bërë ligjin realitet.

Mjetet e transportit kanë shijuar përparësinë për gati një shekull në Gjermani. Kjo do të thotë, në përgjithësi, këmbësorët dhe çiklistët u nënshtrohen makinave dhe kamionëve – jo e kundërta.

Një numër në rritje i ligjvënësve, planifikuesve urban dhe grupeve të interesit dëshirojnë ta ndryshojnë këtë.

Në fund të janarit, parlamenti shtetëror i Berlinit miratoi një ligj për këmbësorët , më saktë një ndryshim në ligjin e 2018-ës. Ligji u përqendrua në përmirësimin e trafikut dhe kushteve të sigurisë për çiklistët. .

Ashtu si ligji origjinal nga dy vjet më parë, i cili rriti dukshëm infrastrukturën e biçikletave përreth qytetit, amendamenti i përqendruar te këmbësorët përcakton një listë që do të ndihmojnë qytetarët.

Drita jeshile më të gjata për këmbësorët, rrugë më të sigurta për fëmijë, më shumë kalime dhe më shumë stola për të moshuarit dhe të tjerët që kanë nevojë për pushim përgjatë rrugës së tyre.

Bordurat duhet të ulen për t’i bërë ato më të arritshme për njerëzit në karrige me rrota; vendet e ndërtimit do të duhet të sigurojnë që këmbësorët dhe çiklistët mund të lundrojnë në mënyrë të sigurt rreth tyre.

Autoritetet policore të qytetit supozohet te dënojnë më shumë parkimin e paligjshëm dhe ngasjen e rrezikshme.

“Ligji shtyn më tej transformimin e qytetit, për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë ne”, tha në një deklaratë Harald Moritz, zëdhënësi parlamentar i transportit në Berlin.

Legjislacioni i ri kërkon nga 12 rrethet e Berlinit të zhvillojnë një projekt pilot përkatës brenda tre vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore