Shqipëria

Berisha: Escobar pjesë e grupit ‘McGonigal’, vendos gjoba ndaj biznesmenëve


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të enjte të 24 shkurtit ka zgjedhur të sulmojë sërish diplomatët amerikanë, përfshirë këtë herë edhe të Dërguarin Special për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Për Berishën, Escobar është pjesë e një grupimi që ai e cilësoi me emrin “McGonigal”.

Kjo pasi, për ish-kryeministrin shqiptar Escobar u ka vendosur gjoba biznesmenëve.

“E vërteta është se historia e gjobave nuk është vetëm veprim i McGonigal dhe famëzinjve të tij, Duçka dhe Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. Siç denoncoi haptazi dhe me guxim ish-deputeti Myslim Murrizi, pas vitit 2019 flitej për lista me të ‘blacklistuar’ dhe përgojoheshin emra. Gabriel Escobar, Yuri Kim, Lulzim Basha, Edi Rama”.

Sipas tij, kjo nuk është përgënjeshtruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pasi “ajo thërriste biznesmenë dhe i kërcënonte nëse mbështesin Sali Berishën”.

Edhe një herë tjetër, Berisha i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan që të hetojë dosjen.

Në përfundim të akuzave për ndërkombëtarët, Berisha iu kthye Enkelejd Alibeajt, duke i thënë se e vula i përkiste vetëm atij.

“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore