Shqipëria

Berat/ Arrestohet në flagrancë shtetasi, plagos 36-vjeçarin në lokal


Policia ka bërë me dije se në Dimal të Beratit është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi ka lënë të plagosur një 36-vjeçar në ambjentet e një lokali.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal, mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal.

Ai ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta.

Ndërkohë, shtetasi i dëmtuar ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë.

Kurse materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore