Sport

Benzema dhe Mendy pritet të mungojnë në El Clasico


Real Madrid pritej të ishte pa Ferland Mendy-n për El Clasico-n kundër Barcelonës të dielën mbrëma, pasi ai ka pësuar një lëndim të vogël.

Megjithatë, problemi i madh për Carlo Ancelotti-n do jetë një mungesë eventuale e Karim Benzema i cili pritet të mos luaj në El Clasico pasi nuk është në formë të mirë fizike.

Ancelotti ishte në gjendje të përdorte Nacho Fernandez si një mbrojtës të majtë në fitoren dramatike 3-1 ndaj Paris Saint-Germain, kështu që italiani ka një opsion për të zëvendësuar Mendy në përballjen me Barcelonën.

Benzema, megjithatë, është pak më e vështirë për t’u zëvendësuar me skuadrën që nuk ka ndonjë sulmues tipik që mund të zëvendësojë francezin.

Luka Jovic nuk ka qenë një zëvendësues i besueshëm për sulmuesin francez dhe testet mjekësore për Benzema që planifikohen të dalin të prëmten, po shkaktojnë ankth te madrilenët.

Nëse Benzema është në gjendje të luajë, atëherë do të jetë sistemi i zakonshëm për Los Blancos, por nëse ai është jashtë, atëherë do të ketë një ndryshim sistemi.

Eden Hazard, Gareth Bale dhe Mariano Diaz janë në radhë për të zëvendësuar si qendërsulmues ndihmës, por asnjë nga këto opsione nuk do t’i mbushë tifozët me besim duke shkuar në një El Clasico.

Lëndimi i këmbës së Rodrygo Goes nuk është aq serioz sa u frikësua fillimisht me brazilianin që nuk pësoi ndonjë dëmtim në kockë dhe ai do të jetë i gatshëm për të startuar kundër Blaugranasve.

Eder Militao është rikthyer në stërvitje mëngjesin e së mërkurës, me mbrojtësin që ka humbur udhëtimin në Mallorca për shkak se ndihej i sëmurë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore