Jetesë & Stil

Bella Hadid në luftë me shëndetin mendor


Modelja e njohur Bella Hadid ka rrëfyer se është shkëputur nga mediat sociale, për shkak se po luftonte me shëndetin  mendor.

Në postimin e saj në Instagram ajo shkruan se ka mësuar shumë për veten.

Qëndrova larg disa kohë për të reflektuar rreth vetes. Është e vështirë të shpjegohet tani, por me kohën do e shpjegoj. Largimi më ndihmoi të reflektoj,  dhe të dua më shumë veten. Gjatë kësaj periudhe kam kaluar më shumë kohë me miq, dhe kam lexuar më shumë libra. Gjeta përsëri dritë në gjërat që mendoja se i kisha humbur. Tashmë jam për çdo person që i nevojitet ndihmë. Ju lutemi gjeni kohë për shëndetin tuaj mendor

Kujtojmë se Bella Hadid është një nga modelet më të famshme në botë. Ajo ka marrë pjesë në revistat më të njohura të modës si Vogue, Harper’s Bazaar, GQ, W, Town and Country.

Hadid ishte një nga tetë modelet e reja që morën fushatën e Topshop-it dhe në fushatën reklamuese të “Balmain Fall 2015” së bashku me motrën Gigi.

Ajo ka marrë pjesë në shumë sfilata të Victoria Secret./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore