Përballje

Belgjika dhe Italia përballen për pozitën e tretë në Ligën e Kombeve


Ndeshja e parë e së shtunës fillon në ora 15:00 me përballjen mes Italisë dhe Belgjikës për pozitën e tretë në Ligën e Kombeve.

Kampionët e Evropës, Italia, do kërkojnë të fitojnë të paktën pozitën e tretë në Ligën e Kombeve pas një suksesi të paharrueshëm në “Euro 2020”.

Belgjika do kërkojnë hakmarrjen përballë italianëve, pasi ishin po këta të cilët i eliminuan në çerekfinale të Kampionatit Evropian me rezultat 1:2.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Spanja mposhti Italinë me rezultat 1:2, dhe u hakmorën pasi ata po ashtu kishin humbur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian përballë Italisë.

Në anën tjetër Belgjika u mposht nga kampionët aktual të botës, Franca, ku u shënuan shumë gola, dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2:3.

Në pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes dy kombëtareve, pesë i ka fituar Italia dhe vetëm një Belgjika.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore