Lajme

Behgjet Pacolli paditë Astrit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, i kërkon 120 mijë euro kompensim


Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli dhe ish-ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqijadhe

Behgjet Pacolli, ka paditur Astrit Haraqinë, për shpifje dhe fyerje.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, për këtë dëmtim që konsideron se i është bërë nga ish-ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, po kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi për shpifje dhe fyerje.

Përmes padisë së ushtruar më pesë shkurt të 2016-ës, Pacolli pretendon se ish-ministri Haraqija ka përdorur shpifje dhe fyerje, ashtu që përmes rrjetit social Facebook ka përhapur fakte të pavërteta denigruese dhe ofendime publike në dëm të personalitetit të tani paditësit dhe familjes së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u bazuar në këtë, ai ka kërkuar nga gjykata që të detyrohet i padituri që në emër të dëmit material dhe jo material t’ia kompensojë shumën prej 120 mijë euro dhe atë me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë e deri në pagesën definitive si dhe shpenzimet e procedurës.

Një ditë pas fyerjes, paditësi Behgjet Pacolli ka paditur Astrit Haraqijan, me pretendimin se i njëjti përmes rrjetit social Facebook

Më 4 shkurt 2016, një ditë para ushtrimit të padisë nga pacolli, Astrit Haraqia, ka përdorur fakte të pavërteta, denigruese dhe ka bërë ofendim publik duke përdorur shpifje dhe fyerje në dëm të tani paditësit dhe familjes së tij duke përdorur fjalë amorale, tendencioze, me qëllime të caktuara, ku më pas të njëjtat janë publikuar në medie online.

Ai ka përdorur fjalën “O plaki M…”, ose në fjalinë tjetër se kinse në emër të parashtrimit të pyetjes “…qysh ja shpjegon shqiptarëve e familjarëve që vetura e regjistruar në emër të Behgjet Pacollit, me të cilën është kry krimi ndaj Jusuf Gërvallës, mbahet si dëshmi në Policinë e Gjermanisë?…”, ku thuhet se i padituri këtë e ka bërë me qëllim të denigrimit të personalitetit të tani paditësit duke i shkaktuar atij nervozë, shqetësim, dhimbje dhe vuajtje psikike.

Gjithnjë sipas padisë, më këto shpifje dhe fyerje i padituri ka ndikuar në uljen e imazhit të paditësit si ish-President i Republikës së Kosovës dhe si personalitet i njohur publik si në vend ashtu edhe në qarqet botërore, si afarist me renome botërore, gjë që mund të ndikojë edhe në uljen e biznesit të tij vendor dhe atë ndërkombëtar.

Po ashtu, sipas padisë tani paditësi Pacolli ka rezervuar të drejtën e precizimit të kërkesëpadisë pas marrjes së provës përmes ekspertizës së sociologjisë, psikiatrisë dhe asaj financiare.

Andaj, me këtë padi, po kërkon nga i padituri Haraqija kompensim dëmi në shumën prej 120 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore