Përballje

Befason Arsenal-i, eliminohet nga FA Cup


Skuadra e Arsenal-it është eliminuar në rrethin e 1/32-ve të FA Cup, teksa u mposht nga Nottingham Forest me rezultat minimal 1:0.

Pjesa e parë ishte me shumë raste për gol, por të dy skuadrat nuk ia dolën të shënonin.

Në fraksionin e dytë të lojës, londinezët tentuan edhe më shumë portën, mirëpo ndodhi e kundërta për ta.

Shtatë minuta para se të përfundonte koha e rregullt, Lewis Grabban kaloi Nottingham-in në epërsi, për të shënuar një fitore tejet të madhe.

Deri në fund, Topçinjtë tentuan që së paku të shënonte golin e barazimit, mirëpo nuk ia dolën dhe kështu u eliminuan nga gara që ka më së shumti kupa në Angli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore