Përballje

Befasohet lideri i Superligës


Drita është mposhtur në shtëpi nga Trepça’89, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit arritën shpejtë ta gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Zeki Ademit, i cili shënoi gol në minutën e 14-të.

Pas tentativave të shumta të vendasve për të barazuar rezultatin, ishte Adenis Shala që e dyfishoi epërsinë e mysafirëve në sekondat e fundit të pjesës së parë.

“Intelektualët” pas sulmeve të shpeshta gjatë tërë pjesës së dyte, vetëm në minutën e 80-të arritën që ta ngushtojnë epërsinë me anë të sulmuesit Kastriot Rexha, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1:2.

Me këtë humbje, Drita mbetet akoma në krye të tabelës me 44 pikë, mirëpo nëse Ballkani të dielën fiton ndaj Feronikelit, atëherë do barazoheshin me pikë.

Trepça’89 me tre pikët e fituara, ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 25 pikë.

Ndeshja tjetër që u zhvillua të shtunën në Superligë, ishte në mes te Drenicës dhe Besës e cila u mbyll me rezultat 0:0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore