Lajme

BE ndalon Sputnik dhe RT


Ilustrim

Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar sanksionet kundër aseteve të dezinformimit dhe manipulimit të informacionit të Kremlinit.

Pas njoftimit nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen të dielën, Këshilli i Bashkimit Evropian (KE) ka vendosur të pezullojë shpërndarjen e dezinformatave shtetërore të mediave ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” në të gjithë BE-në që nga sot (e mërkura e 2 marsit).

Presidentja, Von der Leyen tha: “Në këtë kohë lufte, fjalët kanë rëndësi. Jemi dëshmitarë të propagandës dhe dezinformimit masiv mbi këtë sulm të egër ndaj një vendi të lirë dhe të pavarur. Ne nuk do të lejojmë që apologjetët e Kremlin-it të derdhin gënjeshtrat e tyre toksike që justifikojnë luftën e Putin-it ose të mbjellin farat e ndarjes në Bashkimin tonë.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore