Lajme

BE, aleatët do të kufizojnë ‘pasaportat e arta’ për rusët


Aleatët perëndimorë do të kufizojnë gjithashtu aftësinë e rusëve të pasur për të blerë shtetësi në vende të tjera.

“Ne angazhohemi të veprojmë kundër njerëzve dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se, “në mënyrë të veçantë, ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë – të ashtuquajturat pasaporta të arta – që lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të vendeve tona dhe të kenë akses në sistemet tona financiare”.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore