Sport

Bayern Munich-u ofron Marc Roca-n në Serie A


Mesfushori spanjoll, Marc Roca, nuk po llogaritet nga skuadra e Bayern Munich-ut. 25-vjeçari ka luajtur vetëm 23 minuta këtë sezon nën drejtimin e Julian Nagelsmann-it.

Ish-lojtari i Espanyol-it edhe pse ka kontratë me bavarezët deri në 2025, këta të fundit po e shtyjnë drejt Serie A. Roma është skuadra e interesuar për shërbimet e spanjollit. Jose Mourinho kërkon një mesfushor të ri.

Pas dështimit të pistës Granit Xhaka në verë, duket se dhe pista e lojtarit tjetër të Kombëtares së Zvucrës, Denis Zakaria-s po shkon drejt dështimit.

Për mesfushorin e Borussia Monchengladbach-ut ka shumë skuadra të interesuara. Mes të cilave janë Borussia Dortmund-i, Liverpool-i dhe Juventus-i.

Roca do të jetë një pistë e mundshme për Roma-n dhe Mourinho-n në janar. Kundrejt një shumë të vogël eurosh në drejtim të Bayern-it, ai mund të kalojë në “Olimpico”.

Karakteristikat e spanjollit janë të ngjashme me ato të lojtarit që Mourinho po kërkon. Një mesfushor që di të mbrojë, por njëkohësishtë edhe të luajë me topin.

Bayern-i pagoi 9 milionë euro për të marrë kartonin e Roca-s nga Espanyol-i në verën e 2020. Ai është ndalur në vetëm 12 paraqitje me kampionët në fuqi të Bundesliga-s. Asnjë gol ose asist për spanjollin me fanellën e bavarezëve.

Për mesfushorin nuk është vetëm Roma e interesuar. Në garë janë edhe tre skuadra spanjolle. Sevilla, Real Betis-i dhe Valencia janë skuadrat nga La Liga që kanë kërkuar shërbimet e Roca-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore