Shqipëria

Basha solidarizohet me qytetarët gjermanë për katastrofën natyrore


Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, iu është bashkuar dhimbjes të qytetarëve gjermanë, të cilët kanë humbur familjarët e tyre gjatë katastrofës natyrore.

Të premten e 16 korrikut, Basha, përmes një postimi në median sociale Twitter, ka shprehur ngushëllimet e tij për të gjithë të prekurit nga përmbytjet e ndodhura së fundmi në Gjermani.

“Iu bashkohem me zemër viktimave dhe të familjarëve të tyre që janë goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg”, shkruan kryedemokrati Basha.

“Lutjet tona”, vijoi ai, “janë me familjarët dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore”.

Partia Demokratike (PD) dhe populli i Shqipërisë “solidarizohet” me popullin dhe autoritetet.

Sipas Bashës, ata janë në mbështetje të plotë për vijimin e punës për të shpëtuar jetë dhe për t’u rikuperuar nga këto ngjarje tragjike.

Katastrofa e përmbytjeve të pazakonta në Gjermani, ka gjunjëzuar një popull të tërë përballë fuqisë natyrore. Janë deri më tani 81 viktima nga reshjet masive. Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet.

Bilanci përfundimtar, mund të jetë ai i një skenari post-apokaliptik!

Neuenahr-Ahrweiler është rajoni më i goditur. Qindra operacioni shpëtimi janë zhvilluar. Mijëra të tjerë priten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore