Shqipëria

Opinion/Basha shpjegon programin e PD-së


I ftuar në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i PD-së, Lulzim Basha u përgjigj pyetjeve te të ftuarve.

Marrëdhëniet me Rusinë dhe çështja e detit

Nuk do të ketë asnjë marrëveshje bilaterale me Rusinë, përderisa ajo nuk e njeh Kosoven si shtet i pavarur, tha Basha.

Për çështjen e detit me Greqinë, lideri i PD-së tha se me ardhjen e tij në pushtet, çështja do t’i drejtohet gjykatave ndërkombëtare.

Familja si thelb i programit të PD-së

Programi jonë, tha Basha, ka në thelb familjen. Së pari tha ai, çdo bebe që do të lind do të marrë 30 mijë lek çdo muaj për 5 vite. Të gjitha librat për arsimin e detyrueshëm, tha ai, do të jenë falas nga shteti. Në shkollën e mesme, vazhdoi Basha, librat falas do t’i jepen familjeve në nevojë.
Për universitetet, do të ketë 0 taksë për familjet e studentëve të cilët kanë më pak se 64 mijë lekë të ardhura dhe përgjysmim për familjet që kanë mbi 64 mijë lekë të ardhura, tha Basha.
Gjithashtu, për çiftet e reja, shtoi kryedemokrati, 5 mijë çifte në vit nuk do të paguajnë interesin ndaj bankave për të blerë shtëpinë e re.

Fushata dhe vaksinat

Basha tha se po bën të pamundurën për të ruajtur dhe respektuar masat gjatë fushatës së tij. Por, tha ai, nuk mund të ndal entuziazmin e njerëzve që duan ndryshim.

“Të gjitha nga mbledhjet që ndodhin kur shkoj unë, janë spontane. Nuk ka organizime nga ana jonë”.

Sipas liderit të PD-së, nuk ka hipokrizi më të madhe se akuzat e Ramës ndaj tij si person që nuk respekton masat ndërkohë që kafet dhe urbanët janë plot. Kryeministri, shtoi Basha, nuk shton dot disa urbanë, gjë që tregon se Covid-19 nuk është shqetsimi i tij.

Arsyes pse kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk mori pjesë në mitingun hapës të PD-së edhe pse kanë një kontratë të shkruar, Basha u përgjigj se është çështje strategjie, prandaj janë me sigla të ndryshme.

Për vaksinimet, tha Basha, nuk ka asnjë lloj transparence. Kryedemokrati akuzon Ramën se po e përdor vaksinimin si fushatë, prandaj nuk ka një plan të qartë.

Basha bëri të ditur se në ekipin e tij, përveç epidemiologëve shqiptarë dhe shkencëtarëve shqiptar, ka edhe katër ekspertë perëndimorë të cilët do të ndihmojnë “të vendosin procesin e vaksinimit në shinat e duhura”.

Debat midis Bashës dhe Ramës

Basha tha se është i gatshëm që të debatojë me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit, nuk ka pranuar një debat me arsyetimin se Basha nuk është lideri i vërtetë i Partisë Demokratike.

Rama, tha ai, është kthyer në një satelitin tim. Monitoron fushatën time dhe të gjithë atë çfarë bëj.  Ai kopjon programin e PD-së edhe pse nuk e kupton, shprehet Basha.

Kjo, sipas Lulzim Bashës, sepse Rama nuk ka asgjë për të treguar.

Prokurimet publike

Basha premtoi që tani e mbrapa nuk do të ketë më tendera të fituara nga kompani offshore.

“Draft ligji ynë e ndalon atë. Ligji i prokurimeve publike për tenderat dhe ligji i  prokurimeve publike është hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe USAID”, tha Basha.

Abuzimet, sipas tij, janë produkt i drejtëpërdrejtë i kësaj qeverie.

“Çlirimi i drejtësisë është një nga garancitë që ligji do zbatohet”.

Gjithashtu, shtoi kryedemokrati, do t’i bëhet veting të gjithë personave që do të përdorin pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Taksa e sheshtë

Lulzim Basha foli për taksën e sheshtë, 9%. Ai tha se programi i tij i taksës së sheshtë sjell më shumë lekë në xhepat e shqiptarëve.  Kjo taksë, tha ai, lufton ekonominë dhe ulë evazionin.

Nëse ulen të ardhurat dhe rriten shpenzimet, Basha tha se edhe për këtë, partia e tij ka një plan. Sipas KLSH dhe Departamentit të Shtetit, Shqipëria ka problem në menaxhimin e financave.

250-300 milionë euro do t’i kthehen arkës së shtetit nga keqmenaxhimi i tenderave publik. E dyta janë edhe shpenzimet e panevojshme që qeveritarët përdorin nga të ardhurat e shtetit. Sipas Bashës, shpenzimet e tyre kapin vlerat e 80-100 milionë euro.

Nëse bëhet mirëmenaxhim i financave dhe vendoset taksa e sheshtë e cila minimizon inflacionin, do të ketë shtim tek të ardhurat e arkës së shtetit. Përvec kësaj tha ai, taksa e sheshtë i jep hov ekonomisë dhe nxit hapjen e vendeve të punës. Sipas Bashës, taksa 15% që qeveria aktuale ka në plan, largon edhe investimet e huaja në vend.

Administrata publike

Në administratë do ketë të majtë djathtë, ndaj mesazhi për administratën publike është se nëse zbatohet ligji, atëherë çdo gjë është në rregull, tha ai.

“Punonjësit e administratës do të trajtohen siç trajtohet administrata publike kudo në botë”.

Çmimi i naftës

Basha tha për e naftën që Shqipëria paguan çmimin më të lartë në botë pas Suedisë dhe Singaporit. Lideri i PD-së tha se partia e tij ka në program uljen e këtij çmimi. Së pari tha ai ne do të heqim 24 lekë për litër, që më parë ishte marrë si taksë nga qeveria.

Kjo taksë, tha ai, nuk do të merret nga qeveria në asnjë vend tjetër.

Antarësimi i vendit në BE

Ai foli për 15 kushtet që Parlameti Evropian i ka dhënë Shqipërisë t’i plotësojë në sajë të antarësimit në BE dhe për hyrjen në NATO.

Basha tha se në tetë vite vendi nuk ka bërë asnjë hap drejt antarësimit në BE.
Lideri i PD tha se populli ka më shumë besim se partia e tij do e fusë vendin në BE sesa tek një parti që ka tetë vite që nuk ka bërë asnjë hap përpara.
Basha u zotua që brenda vitit të parë të mandatit të tij, vendi do të nisë negociatat me vendet e BE-së. Ai tha se kemi mbledhur ekspertët më të mirë nga Berlini deri në Paris për të na asistuar në futjen e BE-së.

Shqipëria në NATO

Antarësimi në NATO, tha Basha nuk ishte për shkak të rrethanave por nga puna e qeverisë.
NATO, tha ai, është një aleancë politike dhe për t’u bërë pjesë e saj duheshin plotësuar disa kritere. Pothajse të njëjtat kritere siç u plotësuan për liberalizimin e vizave, shtoi kryedemokrati.

Basha thotë që nuk është plotësuar asnjë kusht dhe nuk ka hedhur një hap drejt BE-së. Ai gjithashtu shtoi që Shqipëria rrezikon të kthehet në një vend monopartiak.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore