Shqipëria

Basha pas arrestimit të Goros: Ai nuk mund ta shkelte ligjin pa dijeninë e Ramës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Basha në postimin e tij në median sociale Facebook shkruan se Goro nuk do ndërmerrte asnjë veprim të kundraligjshëm pa dijeninë dhe orkestrimin e kryeministrit Edi Rama.

“D.m.th. këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo”.

Sipas tij, “arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama”.

Në fund Basha kërkoi hetim të  thelluar, pasi sipas tij kjo është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Më herët për arrestimin e Goros reagoi edhe Gazment Bardhi, i cili e cilësoi si një lajm të mirë.

“Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimin e tij nga detyra”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore