Sport

Barcelona synon transferimin Carrasco-s


Barcelona po mendon transferimin e mesfushorit të Atletico Madrid-it, Yannick Carrasco.

Mesfushori belg duket se do të largohet në verën e ardhshme nga Atletico dhe këtë duan ta shfrytëzojnë katalanasit.

Sipas mediave spanjolle, Atletico kërkon mbi 15 milionë euro për ta lënë të lirë Carrasco-n në verë, shumë kjo që nuk është problem të paguhet nga Barcelona.

29-vjeçari ka pasur paraqitje të mira këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar katër asistime.

Ai ka kontratë të lidhur me Atletico-n deri në qershorin e vitit 2024, por mësohet se e ka refuzuar vazhdimin e saj.

Kujtojmë që Carrasco ka luajtur në dy periudha për Atletico-on.

Në total ai numëron 44 gola dhe 43 asistime në 257 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën e Diego Simeone-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore