Sport

Barcelona merr fitoren e radhës në La Liga


Barcelona ka arritur një fitore të vështirë 2-1 ndaj Real Betis-it në javën e 17-të të La Liga-s spanjolle. Ndeshja ishte e prapambetur, pasi kampionati spanjoll tashmë është në javën e 19-të të tij.

Goli i parë i takimit u shënua nga braziliani Raphinha në minutën e 65-të. Teksa Robert Lewandowski do të dysfishonte shifrat për blaugranat në minutën e 80-të.

Pesë minuta pas golit të polakut, Jules Kounde do të bënte sulmuesin kundërshtar, duke shënuar në portën e tij. Fatmiresisht për të dhe Barcelona-n, goli shërbeu vetëm për statistikë.

Me fitoren e arritur, Barcelona shkon në kuotën e 50 pikëve dhe qëndron e sigurt në krye të La Liga-s.

Real Madrid mban vendin e dytë me 42 pikë, por edhe me një ndeshje më pak. Të enjten ata do të përballen me Valencia-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore