Lajme

Bankat në gatishmëri për sulme kibernetike ruse kundër Swift-it


Për sistemin ndërbankar Swift, bankat e mëdha kanë frikë se përballet me një kërcënim në rritje të sulmeve kibernetike ruse.

Gjatë fundjavës, shtatë nga huadhënësit e vendit u hoqën nga sistemi global i mesazheve të pagesave.

Banka e dytë më e madhe e Rusisë, VTB dhe Promsvyazbank, e cila financon forcat ruse, kanë qenë ndër huadhënësit e hequr nga Swift-i.

Largimi i tyre ka qenë pjesë e fushatës së sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë.

Në disa banka, drejtues të lartë përgjegjës për sigurinë kibernetike kanë thënë për “Financial Times” se kërcënimi ndaj Swift-it, mund të përshkallëzohet nëse më shumë huadhënës të Rusisë përjashtohen nga sistemi.

Ky i fundit u mundëson bankave të dërgojnë triliona pagesa përtej kufijve çdo ditë.

Banka më e madhe e Rusisë, Sberbank dhe Gazprombank deri më tani janë mbajtur në Swift pasi lehtësojnë pjesën më të madhe të pagesave të Perëndimit për naftën dhe gazin rus.

Por drejtuesit janë të shqetësuar se Swift-i mund të jetë një objektiv më tërheqës se bankat individuale pasi është një pikë kyçe në rrjetin financiar global.

“Ka shumë shqetësime në lidhje me Swift-in”. Kështu ka thënë një rregullator financiar që mbikëqyr disa nga bankat.

“Bankat duket se janë të kënaqura me nivelet e tyre të sigurisë kibernetike, por një goditje ndaj Swift-it do të ishte shumë e dëmshme për të gjithë sistemin bankar”, ka shtuar ai.

Megjithëse bankat janë bërë gjithnjë e më të shqetësuara për Swift-in si një objektiv të mundshëm.

Mbikëqyrësit e sigurisë kibernetike brenda bankave të veta kanë treguar për “Financial Times” se kanë vënë ekipet e tyre në gatishmëri për sulme të mundshme hakmarrëse.

Kjo pasi Swift-i luan një rol vendimtar me më shumë se 11 mijë institucione financiare që përdorin sistemin.

“Gjatë luftës, është bërthama e sistemit bankar global, nyja që lidh gjithçka”, ka thënë një drejtues i lartë i bankës.

Kurse një mbikëqyrës i një banke tjetër ka treguar se niveli i kërcënimit nga sulmet ruse është “rritur ndjeshëm” javët e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore