Përballje

Ballkani rimerr kreun e tabelës, ngec Drita


Në xhiron e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ka ndryshuar renditja tabelare.

Kjo pasi që në dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme (e diele, 16 prill), Drita nuk arriti ta mposht Dukagjinin në shtëpi, ndërsa Ballkani shënoi fitore në udhëtim te Drenica.

Drita pati shumë raste në këtë takim, por Dukagjini arriti ta mbronte mirë rezultatin, kështu duke marrë një pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë barazim, Drita ka rënë në vendin e dytë me 57 pikë, një më pak se lideri Ballkani, ndërsa Dukagjini është në të pestin me 39 sosh.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, kampioni në fuqi, Ballkani, shënoi fitore me rezultat 0:1 në udhëtim te Drenica.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 30-të nga kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore