Sport

Ballkani – Cluj/ Caktohen gjyqtarët


Ballkani do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës këtë të enjte, ku do të përballet me rumunët e Cluj.

Për këtë ndeshje të rëndësishme për ekipin nga Suhareka, UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë.

Refërt e këtij takimi do të jenë nga Zvicra. Kryesori i ndeshjes do të jetë Urs Schnyder, ndërsa anësorët do të jenë Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin.

Kurse gjyqtari i katërt për këtë ndeshje do të jetë Sven Wolfensberger.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Cluj do të zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përveç skuadrës rumune, ekipi i Ilir Dajës do të ketë punë në grup edhe me skuadrën turke, Sivaspor, si dhe kampionët e Çekisë, Slavia Pragha-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore