Shqipëria

Balla vendos objektivin e parë: Të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për pushuesit


Ndërsa përshëndeti operacionin e Policisë Detare ku u bllokuan 20 mjete lundruese, të cilat ishin pa dokumentacion përkatës, Taulant Balla vendosi objektivin e tij të parë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaroi se siguria e pushuesve është prioritet, ndaj do të vijojë puna çdo ditë për verifikimin e mjeteve lundruese në të gjithë hapësirën ujore të vendit.

“Përgëzime Njësisë Policore Detare. Ishte domosdoshmëri krijimi i kësaj Njësie. Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushues”, shkruan zyrtari shqiptar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë verifikimet në të gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve, shtoi ai.

Më herët, autoritetet bllokuan një gomone, pasi po rrezikonte jetën e pushuesve në plazhin e Jalës.

Mjeti lundrues kishte dalë jashtë perimetrit të përcaktuar, vëren njoftimi zyrtar i Policisë.

Ky ndalim vjen një vit pas tragjedisë së Himarës, ku mbeti e vrarë një e mitur e cila u godit me skaf nga ish-shefi i Komisariatit, Arjan Tase.

Rrezikoi pushuesit në Jalë, autoritetet bllokojnë gomonen dhe gjobisin drejtuesin

Policia e Shtetit forcon masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit turistik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore