Shqipëria

Balla i bën thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat e sigurisë


Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, deklaroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për përdoruesit e mjeteve lundruese, të cilët nuk zbatojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore dhe rregullat për përdorimin e këtyre mjeteve.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme, duke cituar njoftimin për shtyp.

“Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj. Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë asnjë tolerim në asnjë rrethanë dhe për askënd”, theksoi zyrtari shqiptar.

Balla ftoi qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke i’u garantuar reagim të shpejtë, me forcën e ligjit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore