Kosova

Bajram, por jo festë për Studimen e 116 të masakruarve


Masakra e Studimes në Vushtrri.

Fitër Bajrami këtë vit në Studime të Vushtrrisë më shumë se festë ishte përkujtim.

Ky 2 maj shënoi edhe 23 vjetorin e masakrës në këtë fshat.

Prandaj, s’e ndjenë gëzimin e zakonshëm të festës.

Këtu në vitin 1998 forcat serbe mizorisht masakruan 116 persona.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.

Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore