Kulturë

Bageta, pjesë e UNESCO-s ?


Franca ka zgjedhur të paraqesë kandidaturën e saj në UNESCO duke zgjedhur një produkt tipit francez, bagetën. Ministria e Kulturës në Francë bëri me dije se zgjodhi të kandidojë me këtë produkt origjinal të francezëve.

Ministria e Kulturës kishte kohë për të dorëzuar kandidaturën e saj deri më 31 mars. Vendimi nëse ky produkt do të qëndrojë në UNESCO do të bëhet me dije përpara vjeshtës së vitit 2022.

Bageta është simboli i jetës së përditshme të francezëve. Përbërësit e bagetës janë mielli i grurit, uji, majaja, kripa.

Ky simbol i jetës së përditshme mund t`i bashkohet listës së thesareve kulturore të UNESCO-s. Bukëpjekësit francezë pohojnë se kjo bukë tradicionale ka qenë për dekada me radhë e pranishme në tryezën e ushqimit të francezëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore