Zgjedhjet në Kosovë

Avokati i Popullit për tubimet partiake: Po rrezikohet jeta e qytetarëve


Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme 2021.

Ai përmes një reagimi për media ka theksuar se ka vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat anti-COVID nga ana e partive politike, ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar.

“Avokati i Popullit edhe njëherë rithekson obligimin që kanë të gjitha institucionet dhe partitë politike që të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë ndërsa fton autoritetet kompetente që të ndërmarrin veprime konkrete për respektimin e këtyre masave nga subjektet politike“, thuhet në reagimin e tij.

Të mërkurën e kaluar në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 12 shkurt.

Tubime me shumë njerëz kanë organizuar pothuajse të gjitha partitë në vend edhe para fushatës zgjedhore, por edhe gjatë fushatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore