Lajme

Autoriteti Palestinez e quan operacionin në kampin e refugjatëve “krim lufte”


Autoriteti Palestinez tashmë po e quan operacionin “një krim lufte”.

“Operacioni ishte aq i madh sa më herët gjatë ditës ushtria izraelite dërgoi një deklaratë duke thënë se ky nuk ishte një operacion për të pushtuar Jeninin – gjë që ju tregon sasinë e forcave të përfshira”.

Kështu ka bërë me dije për “Al Jazeera” reporteri Imran Khan.

“Ata thanë se ky nuk ishte një operacion kundër Autoritetit Palestinez… Por kur njerëzit vendosen mbi njëri-tjetrin si në kampin e refugjatëve Jenin, është e pashmangshme që do të ketë civilë të kapur në mes”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, ambasadori palestinez në Ligën Arabe ka bërë thirrje për një takim urgjent të martën.

Takimi, i kërkuar nga Autoriteti Palestinez, “do të diskutojë mënyrat e veprimit efektiv në nivel arab dhe ndërkombëtar për të ndalur këtë agresion izraelit, për të mbajtur përgjegjës autorët e tij dhe për të kërkuar mbrojtje”, thuhet në deklaratë.

Reporteri tjetër, po i “Al Jazeera”, ka thënë se nuk ka “asnjë shenjë se ky operacion ka filluar të përfundojë”.

“Izraelitët thanë se ky operacion do të zgjasë për aq kohë sa duhet”, ka vijuar Fisher.

Sipas tij, është thënë se në një nga xhamitë e zonës janë luftimet më të përqendruara.

“Sipas izraelitëve, janë 10 luftëtarë që mbahen në një nga xhamitë në zonën ku ka luftimet më të përqendruara”, ka thënë Fisher.

Reporteri ka treguar gjithashtu se ata “po refuzojnë të heqin dorë dhe janë paralajmëruar se nëse nuk dorëzohen para forcave izraelite, forcat izraelite do të shembin çatinë e xhamisë mbi kokat e tyre”.

“Na është thënë gjithashtu se ka pasur luftime intensive drejt qendrës së kampit të refugjatëve Jenin, aty ku luftëtarët e armatosur, të cilët kanë përdorur gjithashtu mjete shpërthyese të improvizuara, për të zmbrapsur izraelitët”.

Shkëmbimet e rënda të zjarrit po vazhdojnë midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Është një nga operacionet më të mëdha në territor nga Izraeli prej vitesh, me sulme nga dronë dhe forca tokësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore