Sport

Atletico refuzon super ofertën e United-it për Joao Felix-in


Mundo Deportivo raporton se Manchester United-i ka kërkuar shërbimet e Joao Felix-it të Atletico Madrid-it. Por, ka gjetur refuzimin e menjëhershëm të Los Colchoneros, pasi portugezi shihet si e ardhmja e klubit.

Felix-i është lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit. 127 milionë euro pagoi Atletico te Benfica për të marrë shërbimet e tij, ndërsa vlera aktuale sipas Transfermarket-it përllogaritet në 80 milionë euro.

21-vjeçari këtë sezon ka realizuar 40 paraqitje me Atletico Madrid-in në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste, duke e ndimuar jo pak Atletico-n drejt fitimit të titullit në La Liga.

Sipas Mundo Deportivo, për të marrë shërbimet e portugezit që është nën kontratë me Atletico-n deri në 2026, United-i ka ofruar 136 milionë euro. 11 milionë euro më shumë se shuma me të cilën u ble.

Por, Atletico nuk është tunduar nga oferta dhe është e bindur te talenti i Felix-it. Ndërkohe, ai ka klauzolë lirimi 200 milionë euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore