Lajme

ATK me aksion ndaj 18 bizneseve


Administratën Tatimore e Kosovës.

Administratës Tatimore të Kosovës-Departamenti për Mbledhjen e Borxheve, ka zhvilluar një aksion të enjten në 18 subjekte afariste, të cilat kishin borxhe prej 1.6 milionë eurove.

ATK, bëri të ditur se gjatë këtij aksioni ka inkasuar borxhe tatimore.

“Administratës Tatimore të Kosovës-Departamenti për Mbledhjen e Borxheve, gjatë ditës së sotme ka ndërmarr aksion tek 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro”.

“Përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ka paralajmëruar se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“ATK, ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla. Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit”.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Më 4 mars, Institucioni i Administratës Tatimore të Kosovës, bëri të ditur që në dy muajt e parë të vitit 2022 ka mbledhur 124.9 milionë euro tatim.

Gjithashtu, më 20 shkurt, ATK kishte thënë se të gjithë të punësuarit janë të obliguar t’i deklarojnë të ardhurat e tyre deri më 31 mars.

Një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe bizneset. Në të kundërtën, sipas ATK-së, do të pasojë penalizmi për mos-deklaruesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore