Lajme

ATK-ja rrit të hyrat për 30 milionë euro


Administrata Tatimore e Kosovës.

Institucioni i Administratës Tatimore të Kosovës, ka arritur që në dy muajt e parë të vitit 2022 të mbledh 124.9 milionë euro tatim.

Këtë ATK e ka bërë të ditur përmes një raporti në të cilin thuhet se trendi i performancës i ka tejkaluar objektivat e planifikuara.

“Duke arritur që të mblidhen 11.8 milion euro apo 10.4 për qind më shumë”.

Tutje në raport në periudhën e njëjtë të vitit 2021 sqarohet se është arritur të rriten të hyrat për 30 milion euro apo 31.6 për qind.

“ATK të gjitha aktivitetet e saj tash më i ka të koordinuara sipas Planit Strategjik për vitin 2022-2026, në të cilin janë të përfshira objektivat: forcimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor, maksimizimi i të hyrave të mbledhura dhe të pagueshme, sipas ligjeve tatimore të Kosovës modernizimi i Administratës Tatimore, zbatimi i një sistemi të ri të administrimit të teknologjisë së informacionit”.

Institucioni i Administratës Tatimore të Kosovës

Po ashtu, “modernizimi i strukturave tona organizative, si dhe ngritja e kapaciteteve të stafit dhe kapaciteteve institucionale për t’iu përgjigjur mjedisit tonë të ri”.

ATK ka apeluar tek të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë në kohë obligimet e tyre tatimore, pasi sipas tyre, “kjo është njëra ndër shumë mundësit kur ju mund të kontribuoni për shtetin tonë”.

Ndryshe, më 20 shkurt, ATK kishte bërë të ditur se të gjithë të punësuarit janë të obliguar t’i deklarojnë të ardhurat e tyre deri më 31 mars.

Një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe bizneset. Në të kundërtën, sipas ATK-së, do të pasojë penalizmi për mos-deklaruesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore