Lajme

“Ata nuk mund të mbledhin taksa ligjore nga paratë e jashtëligjshme”


Më 17 tetor të vitit 1931, Al Capone u shpall fajtor për evazion fiskal.

Nën moton “ata nuk mund të mbledhin taksa të ligjshme nga paratë e jashtëligjshme” gangsteri mburrej për dështimin e paraqitjes së deklaratave tatimore.

Alphonse Gabriel Capone lindi në Brooklyn të New York-ut, në vitin 1899, nga emigrantë italianë.

Prindërit e tij, Gabriele Capone dhe Teresa Raiola, gjetën punë të klasës punëtore nisën jetën e tyre të re.

Capone, pati probleme për t’u përshtatur dhe u përjashtua nga shkolla në moshën 14-vjeçare pasi goditi një mesuese.

Krijimi i “Capone-s”

Historia e personazhit të famshëm nisi pasi Capone përfundimisht iu drejtua një miku, Johnny “The Fox” (Dhelpra) Torrio, i cili sapo kishte filluar të ndërtonte një perandori.

Torrio do të quhej “babai i gangsterizmit amerikan” nga Elmer Irey, shefi i parë i Degës së Zbatimit të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS).

Torrio e prezantoi Capone-n me Frankie Yale. Ky i fundit zotëronte një numër klubesh ku klientët mund të shkonin për të pirë, luajtur bixhoz dhe të paguanin për seks, dhe i ofroi Capone-s një punë si truprojë dhe barist.

Gjatë një përleshjeje, ai u godit në faqen e majtë tri herë me thikë, duke i lënë një shenjë të përhershme. Capone fitoi prej saj pseudonimin “Scarface” (Njeriu me shenjë).

Capone po i rriste fitimet e parave dhe po e zgjeronte shpejt biznesin e tij.

Nga mesi i viteve ’20-të, Capone thuhet se po merrte në shtëpi gati 60 milionë dollarë në vit (891 milionë dollarë me vleftën e sotme) dhe pasuria e tij vazhdoi të rritet, thuhet se arriti në 100 milionë dollarë (1.5 miliardë dollarë në dollarët e sotëm).

SHBA-të kundër Sullivan

Ndërsa perandoria e Capone-s u rrit, mori shkas edhe prirja e tij për dhunë.

Trupat u grumbulluan në Çikago dhe shumica kishin gjurmët e gishtërinjve të Capone-s. Feds-at (Policia Federale), megjithatë, nuk mund të ngrinin akuza të qëndrueshme për dhunë.

Por diçka ndodhi në vitin 1927 – kilometra larg Çikagos – që do të ishte një pikë kthese.

Më 16 maj të vitit 1927, Gjykata Supreme e SHBA-ve vendosi se “fitimet nga trafiku i paligjshëm i pijeve që i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat – do të ishin të tatueshme”.

Rasti Federal i Taksave

Gjatë kësaj kohe, federalët po ndërtonin në heshtje një çështje kundër Capone-s.

Përkundër stilit të tij publik dhe ekstravagant, Capone kurrë nuk paraqiti një deklaratë federale të tatimit mbi të ardhurat, duke pretenduar se ai nuk kishte të ardhura të tatueshme.

Agjenti Special i IRS Frank Wilson dhe “T-Men” ndoqën paratë, duke mbledhur prova se Capone kishte bërë miliona dollarë të ardhura që nuk u tatuan kurrë. U

Capone u dënua me 11 vjet burg të padëgjuar asokohe. Ai u gjobit me 50 mijë dollarë (798 mijë e 55 dollarë në valutën e sotëm).

Nga Atlanta në Alcatraz

Ndalesa e parë e Capone-s në burg pas dënimit të tij ishte Atlanta.

Fillimisht, Capone korruptoi zyrtarët e burgut për të marrë atë që donte, ashtu siç kishte bërë në Filadelfia.

Kur u mor vesh, ai u ndëshkua duke u zhvendosur në Alcatraz.

Capone kaloi më shumë se katër vjet në Alcatraz, ku punoi në lavanderi.

Gjatë dënimit të tij, shëndeti i tij u përkeqësua, duke çuar në “shqetësime mendore të përhershme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore