Përballje

Aston Villa fiton minimalisht, shkëputet nga Arsenal


Në “Villa Park” u zhvillua ndeshja hapëse e javës në Premier League mës Aston Villa-s dhe Arsenal-it.

Aston Villa arriti të fitoi me rezultat 1-0, me një gol të Ollie Watkins në minutën e dytë.

Por, rezultati nuk është treguesi real i ngjarjes së ndeshjes.

Aston Villa dominoi ndeshjen në tërrësi, por Australiani i Arsenal, Matty Ryan, arriti ta shpëtoj skuadrën e tij nga një turpërim.

Skuadra e Dean Smith shkëputet nga Arsenal me katër pikë, dhe ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar në krahasim me londinezët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore