Lajme

Asnjë i vdekur dhe një rast i ri me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar një person të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 419 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 42 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 632.

Po ashtu, një ditë më parë në Kosovë asnjë person nuk ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore