Lajme

Asnjë i vdekur dhe 38 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 38 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 711 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 7 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 540.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar me doza të vaksinës kundër Coronavirusit plot 330 persona.

Ndërkaq, 881 mijë e 471 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 783 mijë e 180.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore